Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili është duke qëndruar një viztë zyrtare në Gjermani, në konferencën e mbajtur për shtyp, së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel, kanë folur për reformën e drejtësisë në Shqipëri si dhe për stabilitetin në rajon.
Angela Merkel ia rikujtuar Edi Ramës se janë pesë kushte që Shqipëria të fillojë procesin e negocimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Pa këtë reformë në Drejtësi, nuk ka fillim negociatash ndërmjet Shipërisë dhe BE-së”, ka thënë Merkel.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se “Shqipëria kërkon dhe meriton nga BE të njëjtin lojalitet që i ka shprehur BE-së me politikën e saj të jashtme 100 për qind në përputhje me BE-në dhe ndërmarrjen e saj rajonale”.
Përvec kësaj ai ka thënë se “jo vetëm Shqipëria edhe rajoni kanë nevojë për BE-në, por edhe BE- ka nevojë për Shqipërinë e Rajonin”.
Gjithashtu ai theksoi se shqiptarët e Shqipërsië dhe të Kosovës janë shumë mirënjohës për shtetin gjerman për ndihmën që iu është dhënë. /Insajderi.com