×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama pas sulmit fizik ndaj Berishës: Akt i patolerueshëm, dënoj dhunën

    Insajderi
    06 December 2022 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Edi Rama dënoi përmes një deklarate dhunën e ushtruar mbi Sali Berishën mesditën e 6 dhjetorit, gjatë protestës të opozitës.

    Ai deklaroi se dhuna nuk ka qenë kurrë e as nuk do të jetë mjet për të adresuar ndonjë shqetësim.

    Ndërkohë ai theksoi se kushdo që përdor dhunën duhet të përballet dhe me forcën e ligjit.

    Deklarata e plotë:

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark