×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama për ardhjen e vaksinës në Shqipëri: Isha lypësi më i dalluar

    Insajderi
    14 January 2021 - 22:07

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur rreth vaksinimit të tij me vaksinën Pfizer.

    Sipas tij vaksinimi është i rëndësishëm për shkak se secili që e bën vaksinën nuk është më hallkë shpërndarje infeksioni.

    Ndërkohë për sa  i përket vaksinave të para të mbërritura në Shqipëri Rama ka ritheksuar se nuk do ta thotë emrin e shtetit dhurues.

    Ai ka shtuar se këtë do ta bëjë në një moment të dytë, por në këtë kohë do të ruaj konfidencialitetin.

    “Nuk e di cdo me thënë doraai se nuk e di të ketë një dorë kaq të gjatë. Vaksinat kanë ardhur si kanë vajtur kudo me mjetin e transportit. Me të gjitha kushtet e transportit. Kanë qenë të shoqëruar me njësi speciale sigurie dhe janë marrë në dorë nga autoritetet tona dhe një njësi tjetër speciale e jona. Kanë ardhur si në të gjithë botën. Na e ka kërkuar shteti dhurues që të mos e nxjerrim emrin. Ka qenë një dhuratë për Shqipërinë. Unë e kam kërkuar si lypsi më i dalluar. Më këto kushte konfidencialiteti është i pathyeshëm. Në një kohë të dytë do të themi”, tha Rama ne Open.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark