×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama zbulon projektin për bazë detare të NATO-s në Shqipëri

    Insajderi
    25 May 2022 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar të mërkurën se është duke u punuar për një bazë detare të NATO-s në Shqipëri, të cilën e ka konsideruar të rëndësishme për vendin. Rama ka thënë se idetë do t’i shpalosen komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, gjeneral Tod Daniel Wolters, për të cilin është shprehur i bindur se do ta mbështesë këtë projekt, njofton “Abcnews” të mërkurën.

    “E lashë për këtë moment që t’i them gjeneralit që nesër do të kemi mundësi t’i tregojmë disa prej ideve e në këto kohë të rrezikshme besoj që ai sërish do të konsiderojë për të pasur një bazë detare të NATO-s në Shqipëri. Na takon ne që t’i paraqesim projektin atij e t’i tregojmë atë për çka kemi punuar e më pas ai që prej fillimit të jetë avokati e mbështetësi i kësaj ideje”, tha Rama gjatë ceremonisë së dhënies së medaljes për komandantin e NATO-s, gjeneral Tod Daniel Wolters.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark