×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ramabaja që mori para nga zyra e Kurtit: Lufta e UÇK’së prodhoi injorantë politik

    Insajderi
    04 February 2023 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti televiziv i njohur për qëndrimet pro partisë në pushtet dhe kryeministrit Kurti, Sadri Ramabaja së fundmi ka shkruar një opinion lidhur me temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Duke dhënë mendimet e tij lidhur me këtë çështje, Ramabja nuk ngurroi të thotë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka prodhuar disa injorantë politik.

    Sërish është po ajo sortë e “liberalëve tanë” me ca injorantë politik që prodhoi periudha e luftës së lavdishme të UÇK-së së vegjëlisë, që sot tumirin aprovimin nga Kuvendi të Bashkësisë së Komunave Serbe si Kalë Troje, respektivisht si Republika Serbska që ka për intencë imanente politike federalizimin e Kosovës dhe pregaditjen e terrenit për ndarjen e saj“, ka shkruar Ramabaja.

    Ramabja nuk ceki emrat e atyre që i konsideron të tillë, por, që disa paragrafë më poshtë tekstit ai shënjestron ish-komandantin e UÇK-së dhe aktualisht kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj.

    Me disa vargje të kombinuara dhe me epitetin ‘kalorës’ që ia dha Haradinajt, Ramabaja tha se ndien keqardhje për devalvimin e ish-kryeministrit të Kosovës.

    Lufta e UÇK-së së vegjëlisë nxori në sipërfaqe një figurë të tillë me përmasa legjende – Ramush Haradinajn. Por, çfarë t’i thuhet këtij (vet)devalvimi të legjendës sonë?
    Si kalorës fisnik ai lë Kështjellën e Lirisë [Dukagjinin], pa disiplinuar mirë as hapin, defilon n’parketin e diplomacisë, përvetëson gjuhën e oportunitetit ekstrem të “këshilltarëve të tij” dhe pa çarë kokën as për historinë personale, deklarohet kështu si është deklaruar! Keqardhje!
    “, ka shkruar Ramabaja.

    Vlen të theksohet se Qeveria Kurti është kritikuar mjaftë shumë për qëndrimet e saj karshi UÇK’së. Ndërkohë opozita e ka quajtur edhe si ‘qeveria më anti-UÇK që njeh historia e vonë e Kosovës‘.

    Kujtojmë se, Rambaja u shpërblye nga kreu i shtetit javë më parë. Ai fitoi një grant prej 5-6 mijë eurove nga Kryeministria e Kosovës për portalin e tij. Edhe pse ky portal ka funksionuar vetëm për një ditë gjatë këtij viti. Portali në fjalë quhet “Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark