×
  • Sport
  • Sport

    Ramadani fut në sherr klubet Drita dhe Partizani

    Insajderi
    04 February 2016 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori sportiv i skuadrës së Dritës Burhan Rashiti, ka kërcënuar klubin e Partizanit nga Tirana se nëse nuk paguan shumën e kërkuar nga ta për futbollistin Ylber Ramadani, atëherë futbollisti do kthehet përsëri në Gjilan.

    Në një intervistë për emisionin ‘Arena’ në Tribuna Channel, Rashiti ka thënë se klubet janë marrë vesh që transferimi i Ramadanit nga Drita në Partizan të dëmshpërblehet me 4 mijë euro ndërsa klubi nga Tirana ka paguar vetëm 2 mijë e pesëqind.

    Ai theksoi se nëse Partizani nuk e paguan shumën e kërkuar do të duhet të kthejë mbrapshtë futbollistin ferizajas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark