×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Hulumtime/Analiza

    Ramiz Lladrovci dhe Don Xhoni nuk janë më shokë- A ishte kjo arsyeja që ua prishi raportet?

    Insajderi
    24 August 2023 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci dhe reperi Don Xhoni gëzonin shoqëri të mirë së bashku. Gjërat kanë ndryshuar së fundmi. I pari i Drenasit që dikur e përcillte reperin edhe në klube nate, tani nuk e ndjek as në ‘Instagram’. Madje reperi nuk mori pjesë as në manifestimin “Muaji i mërgatës” si shenjë hidhërimi me kryetarin.

    ‘Mollë sherri’ për prishjen e raporteve u bë biznesi që Don Xhon ka në Drenas. Ky i fundit posedon një lokal ‘shisha bar’ të quajtur “Revolution”, terrasa e të cilit u ndërtua pa leje.

    Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Drenasit me të marrë informatën se është duke u ndërtuar pa leje ka dalë në vendngjarje. Aty reperit iu tha që duhej ta rrënonte terrasen, ai iu bind urdhrit.

    Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Drenasit, Petrit Gashi, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se lidhur me rastin kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.

    Janë ndërrmarrë të gjitha veprimet ligjore, sipas të cilave përcaktohen qartë që paraprakisht pala e ka obligim të pajiset me leje. Pasi pala nuk është pajisur me leje sipas urdhrit për ndalim të punimeve, ka vepruar duke e larguar vet terasen dhe duke e kthyer vendin në gjendje të mëpareshme. Prandaj të Jeni të njoftuar që Komuna nuk e ka rrënuar terasen në fjalë, por vet investitori e ka larguar sipas urdhërit të inspektorit pasi nuk është pajisur me leje. Drejtoria për Inspeksioni do të vepron në secilin rast kur vëren së është duke u nderuar pa leje“, thuhet në përgjigjen e dhënë për Insajderin.

    Në shenjë ‘hakmarrje’ Don Xhon nuk merrë pjesë në manifestimin “Muaji i mërgatës”

    Rrëzimi i terrasës pësoi me ‘hakmarrje’ nga reperi nga Drenasi. Siç mëson Gazeta Insajderi reperi nuk i është përgjigjur ftesës që të marrë pjesë në organizimin “Muaji Mërgatës’. Manifestim ky që mbahet nga Komuna e Drenasit tash e sa vite.

    Xhonatan Isufi i njohur me nofkën Don Xhon, nuk përformoi në vendin e vet.

    Me një kërkim të thjeshtë në rrjetin social ‘ Instagram’ del se dyshja nuk e ndjekin njëri tjetrin.

    Lladrovci e Don Xhoni ishin shokë të mirë mes veti. Këtë e kishin pohuar ata vet edhe përmes rrjeteve sociale ku kishin publikuar edhe fotografi. Edhe gjatë kohës së fushatës Don Xhoni e kishte mbështetur Lladrovcin për kryetar të Drenasit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark