×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ramiz Sadiku triumfon në finalen e U15

    Insajderi
    21 June 2022 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skuadra e Ramiz Sadikut ka triumfuar në finalen e “Play-Off”-it Nacional në Hajvali për grupmoshën deri 15-vjeç.

    Prishtinasit fituan në duel me skuadrën e Ballkanit të Suharekës, me rezultat 3:1, duke e fituar me meritë epitetin e kampionit në këtë grupmoshë.

    Përkundër temperaturave të larta, futbollistët e të dyja ekipeve shfaqën lojë shumë interesante dhe me rivalitet të madh.

    Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Ramiz Sadikut, me golin e Fidan Shkretës, në minutën e 39-të. Por, gëzimi i kryeqytetasve zgjati më pak se një minutë, pasi Albion Kotorri realizoi për t’i barazuar shifrat në 1:1.

    Megjithatë, në pjesën e dytë lojë më të mirë dhe dëshirë më të madhe për fitore shfaqi skuadra e Ramiz Sadikut, teksa shënoi edhe dy gola. Realizator i dyfishtë ishte Gent Prebreza, në minutat 47-të dhe 60-të.

    Nga afër edhe këtë ndeshje e ndoqi presidenti Agim Ademi, i cili në fund e ndau trofeun e kampionit për skuadrën e Ramiz Sadikut, teksa medaljet për ekipet finaliste i ndanë anëtarët e KE të FFK-së, Xhelal Broja dhe Ismajl Ajeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark