16:55 - 10 Nëntor 2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Klinë ka kërkuar që të votojnë kandidatin e partisë së tij për kryetar të komunës, Zenun Elezaj, edhe për një mandat.

Votën ndaj tij, Haradinaj e cilësoi si zgjidhje të duhur.

Klina e sigurt për 14 nëntor.Të gjithë për kryetarin Zenun Elezaj – 121. RH

Haradinaj këto thirrje i bëri nga parku i Klinës, për të cilin tha se është tregues për punën e mirë të kryetarit Zenun Elezaj dhe bashkëpunëtorëve të tij.