20:06 - 21 Mars 2023

Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj speaks during an interview with the AFP, in Pristina on January 25, 2019. - A deal between Serbia and Kosovo is possible this year but cannot include border changes, Kosovo's premier Ramush Haradinaj told AFP in an interview, warning that territory swaps could revive old demons in the war-scarred Balkans. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur kritika ndaj PDK-së e LDK-së, lidhur me qasjen ndaj marrëveshjes, respektivisht planit franko-gjerman.

Haradinaj ka thënë se marrëveshja respektive nuk është e plotë, nuk ka njohje bilaterale, por nuk ka asgjë të keqe.

Në anën tjetër, ai ka ftuar partitë që të ofrojnë edhe alternativat.

“Marrëveshja nuk është e plotë, nuk ka njohje bilaterale por nuk ka asgjë të keqe në këtë marrëveshje. Nga këto partitë që po bëjnë zhurmë, PDK dhe LDK nuk e shoh shumë serioze sjelljen e tyre në këtë proces. Shikoj një lloj loje të paarsyeshme në momente kaq kritike për vendin tonë. Ne duhet të ecim përpara.

“Të mos ecim me frikën e dështimit por të rrisim vetëbesimin. Këta që në një mënyrë apo në një tjetër dëshirojnë me zbehur këto që kanë ndodhur. I kisha pyetur se cilat janë alternativat e tyre. Disa alternativa që janë ndërmarrë prej tyre kanë qenë të rrezikshme në të kaluarën.“, tha Haradinaj në ABC news.