×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ramushi po rrin veç në mal, ndoshta ka nostalgji për frontin”

    Insajderi
    19 July 2021 - 09:51

    Filozofi dhe analisti Blerim Latifi, ka komentuar ecjet malore të ish kryeministritit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke implikuar se i njëjti mund të këtë nostalgji për front, shkruan Insajderi.

    Ramush Haradinaj ditën e djeshme ishte në majën e Gjeravicës, teksa ditë më parë u shfaq në malet e Shalës në pjesën Veriore të Kosovës.

    “Ramushi veç maleve po rrin.Dje paska qenë në maje të Gjeravicës.Para disa ditësh na u shfaq në malet e Shalës në veriun e Kosovës me një ngarkesë indikative në shpinë.

    Filozofi francez Pierre Teilhard de Chardin e ka një ese të shkelqyeshme “Nostalgjia për frontin”. M’duhet me gjetë sot e me rilexu” – shkroi Latifi në llogarinë personale në Facebook.

    Kujtojmë se sot janë bërë dy vjet që kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje për herë të dytë nga posti i kryeministritit të Kosovës, për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark