Ranieri: Është e pashpjegueshme fakti që Anglia nuk fiton trofe për 50 vite – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ranieri: Është e pashpjegueshme fakti që Anglia nuk fiton trofe për 50 vite

    Insajderi
    01 July 2016 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Claudio Ranieri, trajner i ekipit kampion të Anglisë, Leicester, ka thënë se nuk pajtohet me zërat që thonë se futbolli në Angli është duke kaluar në një krizë pas eliminimit të befasishëm nga Islanda në Euro 2016.

    Por, ai ka thënë se është e pashpjegueshme se si Anglia nuk arrin që të bëjë garë të mirë në kampionate botërore dhe evropiane, shkruan Goal.com

    “Futbolli anglez nuk është në krizë.  Por, është e pashpjegueshme se si që 50 vite ata nuk kanë fituar një trofe,” ka thënë ai.

    Në anën tjetër, Ranieri ka lavdëruar kombëtaren e vendit të tij, Italinë.

    Sipas tij, Italia eshtë duke bërë një evropian të shkëlqyeshëm.

    “Kemi një ekip të bashkuar dhe një trajner shumë të mirë,” ka thënë ai./Insajderi.om


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark