Claudio Ranieri beson se Leicester City sezonin e ardhshëm do të luftoj për mbijetesë në Premierligë. Skuadra e Leicester Cityt ka befasuar të gjithë këtë sezon duke u shpallur kampioni i Premierligës. Por, trajneri i kësaj skuadre, Claudio Ranieri beson se Leicester sezonin e ardhshëm do të luftoj për mbijetesë në Premierligë
“Sezonin e ardhshëm do të jetë një tjetër sezon fantastik, sepse në Premierligë do të vijnë Pep Guardiola, Antonio Conte dhe Jose Mourinho”, ka thënë Ranieri për Mirror.
“Do të jetë një sezon shumë i ashpër dhe i mirë. Ne duam të mbrojmë titullin tonë, natyrisht, por për ne është shumë e rëndësishme që të mbijetojmë në Premierligë”, ka theksuar italiani, i cili ka paralajmëruar se Leicester nuk do ta ndryshoj stilin. /Express/