×
  • Lajme
  • Insajderi

    Raporti i fundit për gjendjen e pacientëve me koronavirus në Spitalin e Pejës

    Insajderi
    23 October 2020 - 09:35

    Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njoftuar se aktualisht 24 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar.

    Sipas njoftimit të tyre thuhet se gashtë pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Aktualisht po trajtohen 24 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

    Ndër tjera në këtë spital gjatë 24 orëve të fundit 242 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

    Po ashtu, spitali ka njoftuar se “4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 4 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore”

    Kurse, 242 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,447 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.78 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë  4 Rëntgena, 58 EHO dhe 16 CT-ja. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark