×
  • Lajme
  • Insajderi

    Raportimet për sulm terrorist, policia thotë se merr masa për sigurinë

    Insajderi
    27 November 2021 - 22:45

    Media të ndryshme kanë raportuar gjatë ditës se ambasadat në Kosovë u kanë kërkuar punonjësve të tyre që të shmangin turmat, pasi mund të planifikohet një sulm të mundshëm terrorist në Kosovë, deri në fund të nëntorit.

    Një mesazh që një nga misionet e huaja në Kosovë ua ka shpërndarë punonjësve të saj thotë se një person mund të planifikojë sulm terrorist, prandaj u ka kërkuar atyre t’i evitojnë turmat. 

    “Kemi marrë informatë që një ekstremist i vetëm mund të planifikojë një sulm terrorist në një nga qendrat tregtare në rajonin ku gjendet misionit. Policia lokale po e monitoron të dyshuarin. Për të qenë të sigurt, të gjithë punonjësit e misionit këshillohen të evitojnë qendrat tregtare”, thuhet në njoftimin e misionit për punëtorët e tij.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për ta pyetur për rastin ku thanë se ndërmerren masat varësisht nga natyra e informacionit. 

    “Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton ç’do informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policorë. Varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, thonë nga PK. 

    Ndonëse mediat kanë raportuar se ambasadat e huaja kanë njoftuar punonjësit e tyre, jozyrtarisht disa punonjës të disa prej misioneve të huaja diplomatike kanë thënë se nuk kanë marrë ndonjë mesazh për ndonjë rrezik. 

    Mesazhi kërcënues thuhet se u është dërguar edhe personalisht punonjësve të një misioni të huaj dhe ai ka nisur të shpërndahet më pas edhe në rrjete sociale. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark