×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Raportimi i Insajderit | Shpëtim Zhegrova largohet nga posti i nënkryetarit në Vushtrri

    Insajderi
    14 May 2024 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy javë pasi Gazeta Insajderi raportoi për nënkryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Shpëtim Zhegrova, për konfliktin e interesit, ku kompania e tij ka marrë leje për ndërtime, është larguar nga pozita që e mbante.

    Lajmi për dorëheqjen e Zhegrovës, e bëri të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

    Ai njoftoi se ka emëruar dikë tjetër në pozicionin e Zhegrovës.

    “Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë,. Ju njoftoj se sot, me kërkesë të tij kam liruar nga pozita e nënkryetarit, z.Shpëtim Zhegrova, të cilin e falënderoj për bashkëpunimin dhe korrektësinë e treguar në detyrë përgjatë këtyre viteve si nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë. Ndërsa, nënkryetare të Komunës së Vushtrrisë, nga sot kam emëruar, znj.Hava Rruka-Mlinaku, që deri tani ka ushtuar detyrën e drejtoreshës së Administratës”, ka shkruar Idrizi.

    Gazeta Insajderi kishte sjellur dëshmi se si kompania e Shpëtim Zhegrovës “Butrinti”, kishte marrë leje për ndërtime në qytetin e Vushtrrisë, edhe në kohën sa ai mbante pozitën e nënkryetarit të komunës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark