×
  • Lajme
  • Insajderi

    Raportohej se do të aderonte në LDK, Rukiqi punësohet një kompani amerikane

    Insajderi
    24 September 2022 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi është punësuar në një kompani amerikane, duke hedhur poshtë raportimin për një aderim të mundshëm në partin e Lumir Abdixhikut, shkruan Insajderi.

    Lajmi u konfirmua nga vet Rukiqi i cili pak më parë, njoftoi zyrtarisht për punën e tij të re.

    Ndonëse, kohëve të fundit u raportuar në media se ish-udhëheqësi i Odës Ekonomike pritej t’i bashkohet politikës.

    Rukiqi u përfol se do të bëhej pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Madje, aderimi i tij në LDK u tha se pritej të bëhej zyrtare nga partia opozitare ditët në vazhdim.

    Mirëpo, Rukiqi demantoi një lajmë të tillë sot duke njoftuar për një hapë të ri në karrierën e tij, ai ju bashkuar kompanisë amerikane, “Manpower Group”.

    Po ashtu, lajmin për një aderim të mundshëm në LDK e kishte demantuar edhe më parë. Ai kishte thënë se nuk është duke negociuar me asnjë parti.

    “Nuk ka asnjë bashkim. Jam shumë komod në angazhimet e mia në Universitete dhe sektorin privat”, ka thënë shkurt Rukiqi për Demokracia.

    Berat Rukiqi ushtroi pozitën e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) për një mandat katër-vjeçar, nga viti 2018 deri në 2022.

    Para se të udhëhiqte Odën Ekonomike, ai kishte zhvilluar karrierë të gjatë në sektorin publik dhe privat, duke qenë i angazhuar për një vit në Zyrën e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, 11 vjet në pozita të ndryshme në Odën Ekonomike të Kosovës, si dhe 10 vjet si staf i rregullt në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”.

    Për katër vjet, ai kishte ushtruar funksionin e kryesuesit të Bordit të Drejtoreve të KEK-ut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark