×
  • Sport
  • Sport

    Raportohet se dy tifogrupet shqiptare janë përfshirë në skenat e dhunshme mes huliganëve holandezë dhe italianë në Tiranë

    Insajderi
    25 May 2022 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nata e të martës (dje) u përcoll me skena të dhunshme nga huliganët e Feyenoord dhe Romës të cilët zbarkuan në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë para ndeshjes finale në Ligën e Konferencës.

    Dhjetra persona u konfirmuan të arrestuar e të lënduar si pasojë e përleshjeve mes tifozëve dhe Policisë shqiptare.

    Në këto përleshje mes tifozerive po raportohet se janë të përfshira edhe dy tifogrupet e Tiranës, “Tirona Fanatics (Tirana)” dhe “Ultras Guerrils (Partizani)”.

    Faqja e madhe e tifozëve “Ultras” në rrjetet sociale “Ultra Style” ka raportuar se tifozët e Tiranës janë bashkuar me ata të Romës, ndërsa ata të Partizanit janë përkrah me ata të Feyenoordit.

    “Raportimet thonë se disa Tirona Fanatics (KF Tirana), BBB Zagreb janë me Romën, ndërkohë që disa Guerrils (FK Partizani Tirana) janë në anën e Feyenoord, ne nuk mund të konfirmojmë nëse është 100% e vërtetë”, thuhet në postimin e tyre të fundit.

    Roma dhe Feyenoordi do të përballen sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Air Albania”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark