×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dy ditë pas marrëveshjes për rrymën, sulmohet objekti i “Elektrokosmet” në veri

    Insajderi
    24 June 2022 - 08:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një mjet shpërthyes është hedhur mbrëmë rreth orës 22:40 në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës.

    Lajmi për Insajderin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Besim Hoti.

    Hoti ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

    Mediumi lokal Kossev shkruan se si pasojë e sulmit është ndalur edhe rryma për një kohë në këtë pjesë të vendit.

    Ky sulm vjen disa ditë pasi Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje në sektorin e energjisë, apo më saktësisht një udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë vitit 2013 dhe 2015 në këtë fushë, ku njëra nga pikat detyronte ZRRE-në që t’ia lëshojë licencën furnizimi Elektroseverit.

    Kjo licencë pritet të shqyrtohet sot nga ZRRE-ja. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark