×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet se Ministria e Faton Pecit ia ka pezulluar grantin dajës së Fitore Pacolli

    Insajderi
    23 November 2024 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci, konkretisht Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë, ka marrë vendim më 22 nëntor (e premte) për t’a pezulluar procedurën e grantit që daja i deputetes Fitore Pacolli, Sylejman Islami, e kishte fituar nga shteti.

    Ky pezullim ka ardhur pas denoncimit që fillimisht është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe raportimet e shumta në media që janë bërë ditëve të fundit, meqë ministria që drejton Peci i ka dhënë grant edhe vëllait të deputetes Fitore Pacolli.

    “Pas aplikimit dhe procedimit administrative të aplikacionit së bashku me dokumentet përcjellëse të dorëzuar nga ana juaj për përkrahje sipas Programit për Zhvillim Rural, AZHB gjatë vlerësimit dhe procedimit të lëndës është njoftuar nga mediat lidhur me pretendimet e tyre për parregullsi, si rezultat i këtyre pretendimeve ka ndërmarrë hapa ligjor për verifikimin e këtyre pretendimeve, të cilat në procedurën administrative është një çështje juridike e pavarur, zgjidhja e së cilës është nën juridiksionin e organeve të tjera dhe është parakusht për zgjidhjen e çështjes kryesore e inciiuar në procedurë administrative.” – thuhet në vendimin e publikuar nga “Nacionale”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark