×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Raportoi rrejshëm se ia kanë vjedhur 3 mijë e 500 euro, 48-vjeçari rezulton i dehur

    Insajderi
    11 March 2023 - 17:19

    Policia e Kosovës njoftoi sot për një rast të lajmërimit të rrejshëm të rastit të grabitjes së një shume të parave, që ka ndodhur në Shtime.

    Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 07:30 një 48-vjeçar me inicialet A.G, ka raportuar se në fshatin Gjyrkovc persona të panjohur e kishin sulmuar dhe me dhunë i kishin grabitur para në vlerë prej 3 mijë e 500 euro dhe kishin ikur me një automjet në drejtim të panjohur.

    Policët e rendit të stacionit në Shtime e më pas hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën dyshimin se mund të ketë lajmërim apo kallëzim të rrejshëm të rastit i kanë nisur hetimet”, thuhet në komunikatën për media.

    Fillimisht ankuesi është testuar me alkool test, i cili ka rezultuar me 1.42 promila.

    Pas intervistimit nga hetuesit policor, në prani edhe të avokatit mbrojtës, rreth orës 15:00, ai në tërësi e ka pranuar veprën se ka deklaruar rrejshëm, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit i njëjti lirohet për procedurë të mëtejme hetimore dhe ndaj tij është iniciuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale ‘Lajmërimi, apo kallëzimi i rremë’”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark