×
  • Sport
  • Sport

    Rashford- “perla” e fundit e Van Gaal-it

    Insajderi
    01 March 2016 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi shënoi në debutimin e tij me ekipin e parë me dy gola në Ligën e Evropës, ndeshje e fituar ndaj danezëve të Midtjylland, anglezi 18-vjeçari vazhdoi të shkëlqejë në fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj Arsenalit.

    Edhe dy gola dhe një asistim në ndeshjen ndaj topçinjve e kanë bërë atë njeriun e ndeshjes, njofton Marca.

    Rashford është vetëm një nga talentet e rinj të skuadrës së djajve të kuq të cilët pritet të shpërthejnë në Premier Ligë.

    Me vetëm 18 vjet dhe 117 ditësh, goli i tij i NË Ligën e Evropës e bëri atë golashënuesin më të ri ndonjëherë të United-it në Evropë, një rekord të mbajtur më parë nga një legjendë e djajve si George Best.

    Tre ditë më vonë Rashford u bë golashënuesi më i ri i klubit në Premier League, pas Danny Welbeck dhe Kiko Macheda-s.

    Koha e Louis van Gaal-it në “Old Trafford” vështirë të thuhet se ka qenë e suksesshme.

    Pavarësisht kësaj, ai vazhdoi të sjellë lojtar të rinj të talentuar në ekipin e parë, ashtu sic bëri tek Ajaxi, Barcelona dhe Bayerni.

    Van Gaal/ Iniesta
    Holandezi Van Gaal ishte më meritori për përfshirjën në ekipin e parë të Andres Iniestas në vitin 2002, njeriut që pas tetë vitesh ia fitojë Spanjës Kupën e Botës.

    Van Gaal ka luajtur një rol në zhvillimin dhe aprovimin e talenteve në klubet ku ka qenë, duke nxjerrë kampion të mëdhenjë si Valdes, Puyol, Xavi, Iniesta (Barcelona), Kroos, Müller, Badstuber, Alaba (Bayern), Seedorf, Kluivert, Davids, Reiziger (Ajax) dhe tani 10 lojtarëve të rinj të Unitedit.

    Lingard, Borthwick-Jackson, Will Keane, McNair, Wilson, Riley, Love, Weir and Fosu-Mensah janë lojtarët e akademisë që Van Gaal u ka dhënë një mundësi këtë sezon. Duket se vetëm Rashford nuk e ka zhgënjyer holandezin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark