Ëndrra e madhe e Milot Rashicës është pjesëmarrja me Shqipërinë në Kampionatin Evropian. Kështu tha vetë djaloshi nga Vushtrria në një intervistë për televizionin shqiptar Supersport.
Djaloshi nga Vushtrria e ka të qartë se duhet të vazhdojë sezonin fantastik, për të shpresuar te ftesa nga De Biasi, të cilën e quan ëndërr të fëmijërisë.
“E kam thënë edhe më parë, që ajo është një ëndërr e imja, por trajneri është ai që vendos. Unë do të vazhdoj të jap maksimumin, si me Shpresat, ashtu edhe me Vitessen. Shpresoj ta mbyll një sezon shumë të mirë. Për atë nuk i dihet, është trajneri ai që vendos”, deklaroi Rashica, raporton Insajderi.
Futbollisti 19-vjeçar do të zhvilloj një ndeshje me kombëtaren U-21, atë ndaj Greqisë të enjten, ndërsa të martën do të luaj me kombëtaren A në takimin që skuadra e De Biasit e zhvillon ndaj Luksemburgut.
Vushtrriasi ka zhvilluar 25 ndeshje me Vitessen këtë sezon, me të cilën ka realizuar 7 gola dhe është nën vëzhgim të disa klubeve të njohura evropiane si Tottenham dhe Napoli. /Insajderi.com