×
  • Sport
  • Sport

    Rashica i plotë në fitoren e Vitesse-s

    Insajderi
    06 March 2016 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, është paraqitur 90 minuta në fitoren e skuadrës së tij, Vittese, ndaj Roda JC Kerkrade me rezultat 1-2.

    Kosovari është titullar i rregullt te skuadra holandeze, edhe këtë javë ai u paraqit 90 minuta në fitoren e cila i ngritë ata në pozitën e 6-të në tabelë me 40 pikë të grumbulluara nga 26 ndeshje.

    Rashica në 17 paraqitje këtë sezon në Eredivise ka shënuar 7 gola dhe ka shtuar 3 asistime. Rashica gjatë afatit kalimtar të verës e bëri hapin e madh në karrierë duke kaluar nga skuadra e Vushtrrisë – asokohe Llamkos Kosova – tek Vitesse.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark