Rashica kalon tek Napoli nëse largohet Callejon – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Rashica kalon tek Napoli nëse largohet Callejon

    Insajderi
    04 July 2016 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milot Rashica vazhdon të mbetet në fokusin e Napolit në këtë afat kalimtar të verës. 19-vjecari i Vitesses është vëzhguar në vazhdimësi nga përfaqësuesit e klubit italian dhe mund të transferohet në Serinë A pa nisur sezoni i ri.

    Në fakt ende nuk ka një ofertë konkrete për futbollistin e kombëtares shqiptare, pasi një transferim i mundshëm i tij te Napoli lidhet me lëvizje të tjera në skuadër. Më konkretisht, Rashica mund të mbërrijë te të kaltrit vetëm nëse largohet Callejon, i cili luan në krahun e djathtë, shkruan Supersport.al.

    Cilësitë teknike të Rashicës janë të profilit të lojtarit që kërkon Napoli, për këtë arsye ai mbetet në vëmendjen e drejtuesve napolitanë në rast të largimit të spanjollit. Nëse transferohet në Serinë A, te Napoli, Rashica nuk do të ketë mbështetjen e Elseid Hysajt, për të përshtatur sa më shpejt te kjo skuadër.

    Të dy lojtarët luajnë në linjën e djathtë, Hysaj në prapavijë ndërsa Rashica në mesfushë por me detyra të theksuara sulmuese. Rashica ishte zbulim i sezonit të kaluar në Eredivisie, aq sa për të janë interesuar edhe skuadrat më të mëdha të kampionatit holandez, si Ajaksi i Amsterdamit.

    Gjithsesi Vitesse do ta lejojë largimin e futbollistit vetëm për një ofertë të parezistueshme. /Insajderi.com/Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark