×
  • Sport
  • Sport

    Rashica nuk e harron Munishin, i bën një dhuratë

    Insajderi
    08 June 2023 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka arritur në vendin e lindjes dhe është gati për ndeshjet para-kualifikuese në EURO 2024.

    Rashica me vete ka marrë edhe një dhuratë, të cilën e dhuroi sot. Një fanellë të Galatasarayt, futbollisti “dardan” ia dhuroi ish-trajnerit të tij tashmë analist në studio televizive, Ismet Munishi.

    26-vjeçari fitoi titullin me Galatasarayn. Zhvilloi 26 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri shtatë asiste.

    Kujtojmë që Kosova gjatë këtij muaji zhvillon dy ndeshje, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë./Lajmi.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark