×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Rashica tregon se deri kur do të qëndrojë tek ekipi turk- flet edhe për ndeshjet e Kosovës

    Insajderi
    30 January 2023 - 08:50

    Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka folur për golin e parë që e shënoi me Galatasarayin, në Superligën e Turqisë, dhe shumëçka tjetër.

    Rashica, në një intervistë për “Sports Show” në Klan Kosova, ka thënë se e kishte pritur këtë gol, pas paraqitjeve të mira.

    “Besoj që goli ka qenë shumë i rëndësishëm, duke pasur parasysh që kam luajtur shumicën e ndeshjeve prej që kam ardhur këtu dhe kemi pasur një seri jashtëzakonisht të mirë me ekipin, dhe vet personalisht kom zhvilluar disa paraqitje të mira, krejt çka mungoi deri më tani ishte goli, por erdh momenti dhe atij dhe shpresoj se do të shënojë edhe do të asistojë sa më shumë deri në fund të sezonit”, ka thënë Rashica.

    Futbollisti kosovar, në lidhje me të ardhmen tha se aktualisht do të jetë deri në fund të sezonit në Turqi, pastaj do të shikojë.

    “Për momentin jam në huazim deri në fund të sezonit mbas kësaj kam edhe dy vite kontratë me Norwichin, për momentin jam i fokusuar këtë, po ndihem mirë, si me futboll ashtu edhe me gjëra jashtë futbollit, shpresoj me përmbyll në momentin më të mirë të mundshëm, se çka do të ndodhë do të shohim”, shtoi ai.

    “Çdo shtet dhe ligë që kam luajtur dallojnë shumë me njëra-tjetrën, kam pasur eksperienca të ndryshme në secilin vend që kam luajtur, dhe që kam qëndruar, edhe këtu për momentin po ndihem shumë rehat si me futboll edhe me jetën ashtu”, shtoi ai.

    Në lidhje me kualifikimet për Kampionatin Evropian, Rashica potencoi se do të jenë gati, veçanërisht duke parë formën që kanë shumica e lojtarëve.

    “Shpresoj t’i nisim këto kualifikimeve në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe për momentin shumica e lojtarëve janë duke luajtur në ekipet e tyre, dhe janë duke bërë paraqitje shumë të mira kështu që besoj që kemi me qenë më shumë se gati me jep maksimumin dhe me përkrahjen e të gjithë tifozëve tanë shpresoj që t’ia dalim – besoj në grupin që jemi gjithçka është e mundur dhe do të luftojmë deri në fund”, përfundoi sulmuesi kosovar.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark