22:55 - 01 Dhjetor 2022

Valmira Rashiti nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ka thënë se gratë në Kosovë janë duke u vrarë vetëm se janë gra.

Ajo ka theksuar se në rastet e vrasjes së grave kanë dështuar institucionet shtetërore.

“Kontekstin e dështimit institucional ku kërkohet veprim i tyre, në anën tjetër kërkohet ndryshimi rrënjësor i gjeneratave, i mendësisë që po qëndron, i asaj idesë që trupat e grave munden me u përdor dhe janë në pronësi të burrave”.

“Mendoj që rastet e grave të vrara e kanë një të përbashkët, gratë po vriten vetëm se janë gra. Gratë po vriten për shkak të pozitës së tyre e cila është tejet stigmatizuar, edhe në një pozitë tejet të pa lakmueshme në Kosovë, qoftë në aspektin financiar, qoftë në aspektin e pronësisë, qoftë në aspektin e qasjes në drejtësi, në të gjitha këto aspekte gratë vazhdojnë të qëndrojnë të paintegruara”, ka thënë Rashiti, në Rubikon të Klan Kosovës.