×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rasim Selmanaj publikon fotografitë e dy nxënësve që vdiqën në tragjedinë e sotme në Gllogjan

    Insajderi
    26 November 2021 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kufomat e viktimave që vdiqën në tragjedinë në Gllogjan të Deçanit janë larguar nga Spitali i Pejës pak minuta më parë.

    Ndërkaq, Rasim Selmanaj nga AAK-ja ka publikuar fotografitë e du nxënësve që mbetën të vrarë në këtë tragjedi.

    Selmanaj krahas fotografive ka shkruar se dy shokëve të tij, prindër të viktimave u ka shprehur ngushëllime për humbjen e fëmijëve.

    “Jam i tronditur me rastin tragjik në Gllogjan! Dhembja na ka kapluar të gjithëve në këto qaste të rënda.

    Beqë Hamzaj shoku im i gjeneratës, Florim Mustafaj invalid i luftës dhe krejt Gllogjanit ju shprehi ngushllime për humbjen e dy engjujve të fshatit tonë! Lutemi për shpirtin e tyre!”, shkroi Selmanaj.

    No description available.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark