×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rasti Brezovica, kërkohet paraburgim ndaj një personi

    Insajderi
    13 September 2022 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar paraburgim ndaj një personi lidhur me rastin Brezovica.

     “Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, lidhur me rastin “Brezovica”, ka ndaluar të dyshuarin A.Sh., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    I pandehuri A.Sh., ndodhet në ndalim që nga data 12 Shtator 2022, ndërsa, sot, ndaj tij, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, sepse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në vitin 2018 në bashkëkryerje ka kryer veprën veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 paragafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark