×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rasti i alpinistes Nikçi, reagon ministrja Haxhiu

    Insajderi
    30 September 2022 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar për rastin e sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi.

    Haxhiu për Klankosova.tv tha se e ka parë videon e publikuar nga Nikçi, teksa shtoi se ka biseduar edhe me vetë atë dhe se ndjehet mjaft e shqetësuar.

    Ajo tha se në bazë të informacioneve që ajo ka, personi i dyshuar për rastin është arrestuar.

    “Duhet sensibilizim i opinionit publik dhe institucionet ta kryejnë punën. Në bazë të informatave që i kam, personi i dyshuar është arrestuar”, tha Haxhiu.

    Tutje, Haxhiu tha se si qeveri “planifikojmë që ata persona që janë të dënuar për vepra të tilla të mos kenë mundësi që të punësohen nëpër institucione publike”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark