×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rasti i çuditshëm – Policia kërkoi ndihmën për kapjen e një personi, por tërhiqet menjëherë

    Insajderi
    12 August 2022 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një të riu nga Carrabregu i Deçanit.

    Personi që kërkohej nga Policia, sipas saj “ndodhet në arrati ndërsa dyshohet për kryerjen e veprës, ‘dhunim në tentativë’”.

    Por, vetëm pak kohë më pas Policia e ka ‘tërhequr’ njoftimin, duke njoftuar se i njëjti më nuk kërkohet nga organet e drejtësisë.

    Kjo, jo që atë e kanë ndalur, por pasi Gjykata kompetente e ka tërhequr urdhërimin për kërkimin e tij, ka konfimruar Policia e Pejës për Gazetën Insajderi.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark