×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rasti i parë i variantit Omicron zbulohet në SHBA

    Insajderi
    01 December 2021 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rasti i parë i variantit të ri të koronavirusit, Omicron në SHBA është zbuluar më 1 dhjetor në Kaliforni, tha Anthony Fauci, drejtor i Institutit amerikan për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse.

    Personi në fjalë, i infektuar me variantin e ri të COVID-19 ishte kthyer nga Afrika e Jugut në SHBA më 22 nëntor dhe rezultoi pozitiv shtatë ditë më vonë, shtoi Fauci.

    Sipas Faucit, personi i cili ishte i vaksinuar kundër koronavirusit me vetëm dy doza të vaksinës kishte simptoma të lehta dhe ishte vetizoluar derisa personat me të cilët ishte në kontakt, të gjithë rezultuan negativ.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se varianti i ri i koronavirusit Omicron paraqet rrezik të madh për rritjen e infeksioneve në të gjithë botën.

    Në paralajmërimin e saj të fundit, OBSH-ja tha se varianti mund të çojë në pasoja të rënda në disa rajone.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark