×
  • Lajme
  • Aktuale

    Rasti i ryshfetit – Zbulohen emrat e katër të arrestuarve të enjtjen

    Insajderi
    17 September 2021 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të enjten Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka  njoftuar se ka ndaluar katër persona, 3 të cilët dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”, si dhe njëri për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

    Gazeta Insajderi, raportoi se dy nga të arrestuarit janë Abdyl Fazliu dhe Blerim Gërbeshi. I pari zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndërsa i dyti zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Përveç Abdylit e Gërbeshit, sipas Sinjalit të arrestuar janë edhe Junus Hasanin, i dyshuar për marrje ryshfeti dhe Haki Haziri i dyshuar për pranim të ryshfetit.

    Siç njofton prokuroria tre nga të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”. Kurse personi i katërt dyshohet se ka kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

    Ndaj tyre me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark