×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Rasti tragjik në Arbëri, Prokuroria jep detaje

    Insajderi
    18 March 2023 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person mbeti i vrarë nga arma e zjarrit dhe dy të tjerë u plagosën nga therja me thikë sot rreth orës 13:20 në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, Laureta Ulaj në një prononcim për Insajderin tha se lidhur me rastin prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante.

    Lidhur me rastin në fjalë ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se një person ka ndërruar jetë ndërsa dy persona të tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Ulaj.

    Tutje, Ulaj tha se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML, për obduksion.

    Derisa në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ndër të tjera Ulaj.

    https://insajderi.org/vrasja-ne-dragodan-deshmitaret-zbardhin-detaje-per-reja-per-gazeten-insajderin/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark