×
Show

Rave dhe DJ M.I.M ju sjellin muzikën më të mirë ketë të shtune

Insajderi
21 May 2020 - 11:38

M.I.M – është një ndër nismëtarët e skenës së muzikës elektronike në Kosovë. Pasioni i tij për muzikën elektronike filloi 20 vjet më parë apo Dy Dekada, kur u frymëzua duke dëgjuar The Prodigy, Daft Punk, Kraftwerk, Depeche Mode, Pet Shop Boys, dhe prej atëherë ai filloi duke luajtur në ngjarjet më të mirat dhe më të rëndësishme, ai filloi kur te pakt ishin ata DJ ne atë kohë.

Po ashtu, ai krijoi projektin SOUND VISION, ka qenë  dhe promotor dhe kontribues mjaft i suksesshëm dhe ka sjell shumë emra ndërkombëtar, ku ideja ishte të promovojë dhe të organizoj ngjarje të muzikës elektronike me emra të shquar si: Anthony Rother live, Richie Hawtin, Adam Beyer, Mochic, Audiofly, Kolombo, Deetron, Oxia, Marco Carola,, etj. Stili i tij është i njohur për melodi të thella, i ndryshëm nder vite nga Deep Tech ne Techno.

M.I.M dhe ai ka qenë pjesë e projekteve të mëdha të seteve ngrohëse dhe në krye të shumë artistëve të mëdhenj të muzikës elektronike si: Anthony Rother, Adam Beyer, Audiofly, Phobique, Marco Carola, Marc Romboy, Eelke Kleijn, Hisham Zahran, Martin Lendsky, Kolombo, Mochic, Deetron, Luck Fire, Black Coffee, Miss Kittin, Lil Luise, Kevin Yost, Cocoon Wolrdwild at Prishtina, Local Legendary at ZoneNight.

Ketë të shtune duke filluar nga ora 21:00 mund te ndiqni ne Facebook të Rave Travel dhe në Insajderi Dj M.I.M që ka përgatit një super set për adhuruesit e muzikës te këtij lloj zhanri.

 

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark