09:48 - 28 Korrik 2020

Tashmë të gjithë jemi të familjarizuar me SYTË,  bendi vendor por me kualitet dhe veçanti universale. Që tashmë ka ofruar dy albume tejet të veçanta. Megjithatë do të keni rastin në lexoni një përbledhje të shkurtër se si u formua ky bend.

“SYTË u formua zyrtarisht në vitin 2018 nga Nita Kaja (vokal/tekste) dhe Drin Tashi (sinta/kitarë/producent).

Në vitin 2017 Nita u zhvendos nga New Jersey në Kosovë dhe së bashku me Drinin filluan të komponojnë albumin e tyre të parë, i cili u lansua në korrik të vitit 2018.

Megjithëse SYTË ishin fillimisht një duo, ata u zgjeruan në një grup me katër anëtar kur basisti Fatlind Ferati dhe bateristi Granit Havolli u bashkuan pak para lansimit të albumit.

Grupi ka punuar fuqishëm dhe në mënyrë të pavarur për të krijuar një emër për vete; që nga debutimi i tyre, ata kanë prodhuar 2 albume, 4 video muzikore, 2 animacione, dhe kanë performuar në festivale si Sunny Hill (KS), Pop-Kultur (DE), Localize (DE), Turtle fest (AL), Ngom fest (KS), Greenfest (KS), Streetfest (KS), Beerfest (KS) koncerti 20/20 (KS) etj.”

Këtë edicion në vazhdën e sesioneve live nga Rave Teavel, do të mund të shijoni muzikën magjepse që di të ofroj vetëm bëni SYTË.

Tags: ,