×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi befasues i Cancelos, kur iu tha se trajneri Nagelsmann është shkarkuar nga Bayern Munich…

    Insajderi
    24 March 2023 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lajmi bombastik i shkarkimit të Julian Nagelsmann nga posti i trajnerit të Bayernit dhe ardhja e Thomas Tuchel në pankinën e gjigantit gjerman është përhapur si flake, pas njoftimit nga Bild dhe Fabrizio Romano .

    Informacioni ka dalë teksa po luheshin ndeshjet e ditës së parë të fazës kualifikuese për “Euro 2024” dhe disa lojtarë nuk e kanë marrë vesh deri në përfundimin e ndeshjeve të tyre lajmin. Ky është rasti edhe i Joao Cancelo, lojtar i Cityt, i huazuar te Bayern, i cili e ka dëgjuar lajmin në një intervistë në fushë, pas fitores ndaj  Lihtenshtajnit.

    Mbrojtësi i krahut ka mbetur pak i shtangur kur gazetari i thotë lajmin: “Nuk e dija, nuk e dija. Jam pak i befasuar, po, faleminderit Nagelsmann. Ishte ai që më bëri të nënshkroja për Bayernin. Nuk e prisja, por do t’i uroja gjithë fatin e botës për të. Tani më duhet të përpiqem të përshtatem me konceptet e trajnerit të ri. Tani po hyjmë në fazën vendimtare të sezonit dhe Bayern është një ekip që dëshiron të fitojë gjithçka”,- tha ai.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark