Reagimi i Granit Xhakës pas fitores së Shqipërisë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi i Granit Xhakës pas fitores së Shqipërisë

    Insajderi
    20 June 2016 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Granit Xhaka është shprehur shumë i kënaqur për fitoren e kombëtares shqiptare ndaj Rumanisë, duke e cilësuar atë më se të merituar.

    “Kjo është një histori e pabesueshme. Unë jam shumë i lumtur për ta. E meritojnë”, tha Xhaka për mediet zvicerane, të cilave u konfirmoi se kishte folur pas ndeshjes me vëllanë e tij, Taulantin, për ta uruar.

    Megjithatë, ai shtoi se nuk ishte i sigurt nëse suksesi me Rumaninë do të ishte i mjaftueshëm për vazhdimin e mëtejshëm në turne të kuqezinjve.

    Mesfushori i Zvicrës ka qenë ndër të parët që ka shprehur urimet e tij për kombëtaren shqiptare nëpërmjet një postimi në Twitter menjëherë pas ndeshjes.

    “Urime Shqipërisë për tre pikët e para të saj në Kampionatin Evropian”, ishte mesazhi i tij në Twitter në gjuhën angleze, ndërsa më pas kishte një mesazh edhe në shqip.

    “Një urim i madh shkon për fitoren e Shqipërisë”.

    Kjo nuk është hera e parë që futbollisti i Zvicrës krenohet me paraqitjet e kuqezinjve mes të cilëve luan vëllai i tij, Taulanti. Gjatë ndeshjes së kualifikueseve me Armeninë, ai postoi në rrjetet sociale një foto i përlotur, duke iu gëzuar suksesit shqiptar. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark