×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagimi i ashpër i deputetit të Kosovës ndaj Mogherinit

    Insajderi
    21 November 2018 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Alternativës, Ilir Deda në një postim në rrjetin social facebook ka reaguar pasi Federica Mogherini kërkoi që taksa e vendosur nga Kosova të tërhiqet.

    Deda në postimin e tij ka drejtuar disa akuza karshi përfaqësueses së lartë të BE-së.

    “Mogherini kërkon heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë dhe thotë që është në kundërshtim me “frymën” e MSA-së? Eh po ne, dhe jo vetëm ne në Kosovë, qe 5 muaj po kërkojmë që Mogherini të prononcohet kundër ndarjes së Kosovës; të reagojë kundër Serbisë që po punon në mënyrë agresive kundër Kosovës duke e shkelur “frymën” e normalizimit të marrëdhënieve; dhe po, po kërkojmë që BE t’i përmbushë obligimet e saj ndaj Kosovës”, ka shkruar Deda në facebook.

    Madje sipas tij, Mogherinit i ka humbur kredibilitet.

    “Çuditërisht ajo vetëm ka heshtë, mos të them që i ka injoruar këto kërkesa. Kështu e ke kur znj. Mogherini e humbë kredibilitetin”, përfundon postimi i Ilir Dedës. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark