×
  • Lajme
  • Botë
  • LifeStyle
  • Lajme / Botë

    Reagimi i çuditshëm i Elon Musk pasi shpallet personi më i pasur në botë

    Insajderi
    08 January 2021 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Elon Musk është bërë personi më i pasur në botë, me një vlerë neto prej më shumë se 185 miliardë dollarë (136 miliardë funte). Musk, 49 vjeçar, iu përgjigj këtij lajmi me një mesazh paksa të çuditshëm në Twitter. “Sa çudi,” shkroi ai. “Epo, t’i kthehemi punës…”

    Shefi i Tesla dhe SpaceX kaloi drejtorin ekzekutiv të Amazon Jeff Bezos në listën e personave më të pasur të botës pasi aksionet në kompanitë e tij u rritën.

    Në vitin e kaluar, pasuria e Musk është rritur me 160 miliardë dollarë (118 miliardë funte) pasi kërkesa për makinat elektrike të Tesla-s është rritur.

    Bezos kishte qenë personi më i pasur në planet që nga viti 2017 dhe aktualisht vlen rreth 184 miliardë dollarë (136 miliardë funte).

    Vetëm 18 muaj më parë vlera e Tesla pësoi humbje të konsiderueshme, duke shënuar një kthesë të konsiderueshme nga sipërmarrësi 49-vjeçar. Në fillim të vitit 2020 Musk vlente rreth 27 miliardë dollarë dhe ishte vetëm në 50 njerëzit më të pasur.

    Por çmimi i aksioneve të Tesla është rritur më shumë se nëntë herë gjatë vitit të kaluar, ndërsa Amazon mbetet më i qëndrueshëm.

    Musk tejkaloi Warren Buffett në korrik, duke u bërë personi i shtatë më i pasur në botë, dhe më pas kaloi Bill Gates për t’u bërë i dyti.

    Ai ka fituar më shumë pasuri gjatë vitit të kaluar sesa e gjithë vlera neto e bosit të Microsoft 132 miliard dollarë, raporton CNBC.

    Musk, 49 vjeçar, iu përgjigj këtij lajmi me një mesazh paksa të çuditshëm në Twitter. “Sa çudi,” shkroi ai. “Epo, t’i kthehemi punës…”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark