×
Show

Reagojnë CEL dhe CSGD ndaj tekstit homofob të BimBimmas – “S’kemi t’drejtë të lëvizjes, lypim të drejta për p*dera”

Insajderi
20 April 2020 - 19:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ditë më parë është shpërndarë një video e modifikuar në profilin e Facebook-ut, të njërit ndër repereve më të famshem shqiptar Bimbima. Kënga është realizim i reperit që e ka publikuar vitë me parë, por këto ditë pas publikimit të videos është bërë përseri aktuale.

E ndaj këtij fenomeni kanë reaguar Organizatat Qendra për Barazi dhe Liri – CEL dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD.

Ja reagimi i plotë:

Reagim në lidhje me përmbajtjen e gjuhës së urrejtjes për personat LGBTI në Kosovë.

Organizatat Qendra për Barazi dhe Liri – CEL dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD, dënojnë ashpër gjuhën e përdorur nga ana e artistit Bim Bimma, i cili ka përdorur gjuhë të urrejtjës në tekstin këngës së tij “MVK” në bashkëpunim me artistin Taste2 të ripostuar më datë 10 Prill 2020 në profilin e tij të Facebook.

“S’kemi t’drejtë të lëvizjes, lypim të drejta për p*dera”; “…Droge, K*RVA…nven barut vjen era” – Kjo përmbajtje e tekstit të kënges së artistit të njohur si Bim Bimma është nxitje dhe përhapje e urrejtjës ndaj personave LGBTI dhe vajzave dhe grave në Kosovë, dhe si e tillë është vepër penale e dënueshme me Kodin Penal të Kosovës. Pëveç kësaj, gjuha e përdorur është jashtëzakonisht fyese dhe diskriminuese ndaj personave LGBTI, si dhe përulëse dhe degraduese ndaj grave.

CEL dhe CSGD dënojnë çfarëdo gjuhe të urrejtjës që i drejtohet personave LGBTI apo cilit do komunitet tjetër që jeton në Kosovë dhe gëzon mbrojtje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera në fuqi.

Të gjithë fytyrat publike të çfarë do fushe që shpërndajnë gjuhë të urrejtjes duhet të japin llogari dhe të mbahen përgjegjës për tekste të tilla.

Ftojmë organet kompetente të rendit dhe ligjit që të veprojnë konform legjislacionit në fuqi në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese ndaj komuniteteve LGBTI dhe vajzave/grave. Përgjegjësia dhe llogaridhënja e këtyre organeve duhet të jetë në nivel më të lartë, pasi që kjo gjuhë e urrejtjes potencialisht mund të nxit dhunë dhe promovon gjuhë diskriminuese.

CEL&CSGD

https://www.facebook.com/notes/cel-kosovo/reagim-n%C3%AB-lidhje-me-p%C3%ABrmbajtjen-e-gjuh%C3%ABs-s%C3%AB-urrejtjes-p%C3%ABr-personat-lgbti-n%C3%AB-koso/2384983451810930/

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark