×
  • Sport
  • Sport

    Reagojnë tifozët e Interit: ”Futbolli është për të gjithë, mos kopjoni mbeturinat e NBA-s”

    Insajderi
    19 April 2021 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ndër skuadrat që ju bashkua Superligës Evropiane është dhe Interi, por tifozët kanë dalë kundër këtij veprimi, transmeton Insporti.

    Udhëheqësi i tifozerisë zikaltër, Roberto Boseti u shpreh me tone të larta, teksa e krahasoi këtë veprim me ‘’mbeturinat’’ e NBA-së.

    ‘’Futbolli është për të gjithe dhe nuk ka të bëjë me Super Liga, por me njerëzit, me atë që ata ndjejnë. Ne nuk jemi të interesuar të shikojmë Interin kundër Mançester Sitit ose Real Madridit pa shkuar një herë në Pragë, Varshavë apo dhe në Benevento, në javën e 24-të të kampionatit. Këta duan të ndjekin hapat e mbeturinave të NBA-s’’, u shpreh kreu i tifogrupit zikaltër.

    Ndryshe, këtë Superligë e kanë kundërshtuar ashpër FIFA dhe UEFA që kanë paralajmëruar klubet dhe lojtarët që do të marrin pjesë në këtë kompeticion dhe poashtu edhe Presidenti i Francës, Macron. /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark