Derbi drenicas i së dielës ndërmjet Feronikelit dhe Drenicës solli edhe incidente, aty ku i lënduar mbeti kryetari i tifogrupit “Tigrat e Zi”, shkruan Insajderi.
Tifozët e Feronikelit “Tigrat e Zi” kapën transin kryesor të tifozëve të Drenicës, “Shqiponjat e Zeza”, ku pastaj edhe tifozët kuqezi gjithashtu kapën transin e kundërshtarëve.
“Tigrat e Zi” kanë dalë sot me një sqarim, të cilët veprimet nga “Shqiponjat e Zeza” i kanë quajtur tinëzare.
Në sqarimin që e kanë postuar në rrjetin social, “facebook” thuhet se ishte caktuar një takim për marrëveshje, ku duhet të takoheshin vetëm dy persona në Drenas, por kryetari i “Tigrat e Zi”, u sulmua me armë nga “Shqiponjat e Zeza”.
Postim i plotë nga “Tigrat e Zi”, pa ndërhyrje:
Sqarim:
Dje si qdo here tjeter ishim afer klubit te zemres, ne ishim ne qdo stadium ne qdo qytet te kosoves ishim nder vite nder tifogrupet me aktive ne kosove
Qysh prej themelimit asnjeher nuk na jan kap simbolet tona, si tifogrup e kemi deshmu veten ne tifoskenen tone ate qe nuk e kan ba te “ashtuquajtura” tifogrupe qe organizohen vetem dy here ne vit
Jan faktet me foto dhe video te paraqitjeve tona ne qdo cep te kosoves ne stadiume dhe ne palestra
Per rastin ne fjal eshte deshmu edhe nje here ligesia dhe pabesia e atyre qe dalin dy her ni vit ne tribuna, ishim prezent ne stadium si qdo here afer klubit pa marr parasysh a lufton per titull apo mbijetes, ishin edhe grupi musafirve u kap transparenti i tyre nga nje antar i yni ai u mbrojt, mirpo nga pakujdesia duke e ruajtur trofeun e fituar u kap edhe i yni, pas ndeshjes me qindra shkrime telefonata per nje marrveshje e cila u pranua nga kryetari i TGZ u caktua vend takimi dhe ora qe te jen vetem dy veta prezent ne njeren prej kafiterive ne Drenas, dhe ktu edhe fillon edhe ajo per te cilen ata njihen tinxar dhe te pa bese e sulmuan kryetarin me arme, ne pamundesi te beje diqka me shum kunder nje numri te madh te antarve te tyre u vjedh transparenti
Ishim ne stadium aty te pranishem me antaret tone e fituam trofeun e mbrojtem, pjesa tjeter e ngjarjes eshte vetem tradhti, pabesi dhe ligesia e atyre qe ne fakt qdo here ishin te till dhe e deshmuan edhe nje here dhe perfundimisht
“Shqiptari ka fjalen besen dhe ultrasi ka rregulla”
Tigrat e Zi & Feronikeli e vetmja krenari e Drenices