×
  • Lajme
  • Aktuale

    Reagon Agim Bahtiri: Qytetarët të mos bien pre e strukturave paralele të sillen me maturi

    Insajderi
    13 October 2021 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar lidhur me aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës në veri të vendit lidhur me kontrabandën. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos bien pre e ngacmimeve po të sillen me maturi.

    “Kërkoj nga qytetarët e Mitrovicës qetësi dhe maturi, në mënyrë që të mos bien në grackën e strukturave kriminale serbe në komunën e veriut”, tha Bahtiri.

    Ai kërkoi nga policia që të kujdesen për sigurinë e qytetarëve.

    “Kërkoj nga policia që të kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunën veriore të Mitrovicës”, është shprehur Bahtiri.

    Mëngjesi e sotëm Njësia Speciale e Kosovës ka nisur një aksion kundër kontrabandës në veri të vendit. Banorët serb të Mitrovicës e kanë kundërshtuar aksionin. Ata kanë dal në protestë sapo ka rënë sirena e emergjencave, duke djegur një veturë me targa të Kosovës. Policia ka hedhur gazlotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark