×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reagon burri i Vjosa Osmanit: Nuk jam e as s’kam qenë kurrë konsull

    Insajderi
    25 November 2020 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prindon Sadriu, ka reaguar ndaj deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e cila tha se ai rrin në Prishtinë, e paguhet si konsull në Shkup.

    Sadriu ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj deputetes së AAK-së, duke thënë se nuk ka qenë kurrë, e as nuk është konsull.

    “Znj. Time Kadrijaj do të paditet për shpifje. Unë nuk jam, dhe as nuk kam qenë ndonjëherë Konsull, I përkas grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008 — shumë vite para se të njihesha me Vjosën”, ka shkruar Sadriu në rrjetin social Facebook.

    Ai me tutje ka thënë se ajo si kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme do duhej ta dinte se U.D e presidentes nuk emëron as shkarkon diplomatë të nivelit të tij, por vetëm shefa të misioneve.

    “Si Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme duhet ta dini se Presidentja u.d., nuk emëron e as shkarkon diplomatë të nivelit tim, por vetëm Shefa të misioneve. Për fat të keq ju, dhe të tjerët si ju – ma keni mohuar mundësinë për të qenë Shef Misioni sepse nuk ju ka interesuar profesionalizmi në shërbimin e jashtëm”.

    “Duke përfshi përvojën në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kongresin Amerikan kam gjithsejë 14 vite përvojë relevante në fushën e marrëdhënieve me jashtë, ndërsa 16 vite përvojë pune profesionale”, ka shkruar me tutje ai. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark