×
  • Sport
  • Sport

    Reagon Driton Kuka pasi u morr vendimi që Nora Gjakova e Distria Krasniqi t’i bashkohen Ushtrisë së Shqipërisë

    Insajderi
    18 September 2021 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka njoftuar se dy xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, do t’i bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare.

    Pas këtij lajmi është shprehur i gëzuar edhe trajneri i xhudisteve, Driton Kuka.

    Kuka përmes një postimi një rrjetin social Facebook e ka cilësuar inkuadrimin e Gjakovës dhe Krasniqit në Ushtrinë e Shqipërisë si lajm i shkëlqyeshëm.

    “Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë “

    “Përfshirja e Sportistëve Elitar në Ministri të mbrojtjes dhe të Brendshme është praktikë që duhet filluar edhe në Kosovë”, shkroi Driton Kuka në Facebook

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark