×
  • Showbiz
  • Show

    Reagon gruaja e Alec Baldwin pas vrasjes në xhirimet e filmit

    Insajderi
    26 October 2021 - 15:19

    Hilaria Baldwin ka reaguar për herë të parë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë xhirimeve të filmit më të ri të bashkëshortit të saj, Alex Baldwin, ku mbeti e vrarë Halyna Hutchins dhe u plagos regjisori Joel Souza.

    Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shprehu ngushëllimet për familjen e kineastes ukraninase.

    “Zemra ime është me Halynan, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të gjithë të dashurit e tyre. Dhe për Alec gjithashtu. Thuhet ‘nuk ka fjalë’ sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Humbje. Mbështetje”, është shprehur Hilaria.

    Reagimi i saj vjen pak ditë pasi burri i saj foli për tragjedinë. “Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht.”, tha ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark