×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Reagon komuniteti mysliman pas ndalimit të mbulimit të plotë të fytyrës: Sulm kundër vlerave tona në Zvicër

    Insajderi
    07 March 2021 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zvicra është shtuar në listën e vendeve që ka ndaluar mbulimin e plotë të fytyrës.

    Qytetarët zviceranë kanë votuar për ndalimin e mbulimit të fytyrës në referendumin e mbajtur gjatë ditës së sotme, ku rezultati pro ishte 51 për qind gjersa kundër 49 për qind.

    Pas qeverisë zvirerane, ka reaguar edhe komuniteti mysliman i këtij vendi, i cili përbën 5 për qind të popullatës, raporton theguardian.

    “Ky është një sulm kundër komunitetit mysliman në Zvicër. Ajo që synohet këtu është që të stigmatizohen dhe margjinalizohen myslimanët edhe më shumë”, tha Ines Al Shikh, një anëtar i Les Foulards Violets, një kolektiv feminist mysliman.

    “Kjo politikë simbolike drejtohet kundër muslimanëve femra dhe meshkuj”, tha Federata Zvicerane e Organizatave ombrellë Islamike në një deklaratë. “Por gjithashtu dëmton tërë Zvicrën, e cila ka minuar vlerat e veta duke pranuar iniciativën”, shkruan më tutje.

    Ndryshe, qeveria zvicerane ka reaguar duke deklaruar se kjo nuk është kundër myslimanëve.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark