×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Reagon Krasniqi pas emërimit të Luljeta Aliut në KPM: Qeveria po dëshmon se e ka mision ta pengojë fjalën e lirë

    Insajderi
    24 May 2023 - 18:44

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për emërimin e Luljeta Aliut si anëtare në Komisionin e Pavarur për Media.

    Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, tha se emërimi i Aliut dëshmon se qeveria e tanishme e ka mision të pengojë fjalën e lirë, duke synuar kapjen e medieve.

    Sipas tij, mediat deri sot u kanë penguar vetëm qeverive autokratike dhe, natyrisht, qeverive të dështuara, të cilat, përveç aferave dhe degradimit nuk prodhojnë asgjë tjetër.

    “Me emërimin e Luljeta Aliut si anëtare në Komisionin e Pavarur për Media, një militante e deklaruar politike e Vetëvendosjes, kjo Qeveri dëshmoi edhe një herë se është në mision për të penguar fjalën e lirë duke synuar kapjen e mediave. Media e lirë dhe e pavarur është një nga platformat e rëndësishme jopolitike, e cila, përveç që informon qytetarët, monitoron dhe mban përgjegjës pushtetin në raport me politikat dhe veprimet që bien ndesh me ligjin dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Krasniqi tha se vetëm një pushtet i korruptuar dhe autokrat synon kontrollin politik të mediave dhe të institucioneve të pavarura e fatkeqësisht, kjo, sipas tij, po ndodh tash e dy vjet në vendin tonë.

    “Larg duart nga mediat”, përfundoi ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark